

DANIELE RUTIGLIANO
PRESIDENTI
Email: [email protected]
Daniele Rutigliano është biznesmen dixhital, si dhe shitës online me disa faqe ecommerce.
Administrator i vetëm dhe themelues i dy kompanive dixhitale, Aproweb dhe Akkountweb, si dhe konsulent ecommerce për kompani të ndryshme. Nga 2010 është profesor i ecommerce në kurse dhe master universitare me më shumë se 800 orë mësim. Gjithashtu nga viti 2021 është profesor i jashtëm i Marketingut Digjital në dy universitete italiane: LUM dhe Bona Sforza. Së fundmi është autor i disa librave, midis të cilëve best seller-i “Ecommerce Vincente”, një udhëzues i plotë për tregtinë elektronike, që është blerë nga më shumë se 8.000 biznese, studentë dhe shitës.
Lexo CV-në e Daniele Rutigliano >
ZËVENDËS PRESIDENT DHE DREJTOR EKZEKUTIV
Email: [email protected]

FABIOLA ISMAILI
SEKRETAR
Email: [email protected]
E diplomuar në Fakultetin Juridik të Tiranës në vitin 2000, fillonte rrugëtimin e saj profesional duke punuar për studio ligjore të rëndësishme, të specializuara në të drejtën tregtare. Në 2007 bëhej anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë. Në Itali përfundonte praktikën për njohjen e titullit profesional si anëtare e Dhomës së Avokatisë në Foggia. Administratore e disa kompanive me seli në Bari ndiqte nga afër përshtatjen e këtyre kompanive me normativën mbi GDPR. Në 2019 krijonte kompaninë e vet FI SOLUTIONS S.R.L.S. – BALCANDO, që ka si objekt mbështetjen e bizneseve italiane dhe shqiptare në rrugëtimin e tyre në procesin e ndërkombëtarizimit.
Në vitet e fundit kompania e saj ka qenë partnere në aktivitete dhe misione ekonomike të rëndësishme.
Profesioni i avokatit vazhdon të ngelet një nga fushat kryesore të aktivitetit të saj, duke u specializuar në të drejtën private dhe ndërkombëtarizimin e shoqërive tregtare.
Anëtare e Confindustria Albania dhe Përfaqësuese e Dhomës së Tregtisë Italo-Orientale për Shqipërinë dhe Ballkanin.