Shoqata shqiptare e tregtisë elektronike

Assecomm është shoqata shqiptare e tregtisë elektronike, e pavarur, apolitike, autonome dhe pa qëllim fitimi, që karakterizohet për studimin, diskutimin dhe shkëmbimin e njohjeve dhe të informacioneve të vlerave të eccomerce. Shoqata arrin të realizojë shërbimet dhe aktivitetet e saj falë burimeve dhe kontributit të anëtarëve të saj.

Assecomm lind nga ideja e një grupi profesionistësh, të bindur për nevojën e mbështetjes dhe shpërndarjes së tregtisë elektronike dhe të transformimit dixhital në gjithë territorin shqiptar dhe në Ballkan. Shoqata u krijua në 17 nëntor 2021 dhe u rregjistrua në Gjykatën e Tiranës me vendimin n. 6799 dhe aktin n. 1283, datë 09.12.2021.

Misioni

Misioni i Assecomm është të bëhet pikë referimi në Shqipëri për të gjithë sektorin e ecommerce dhe transformimin dixhital, me qëllim që të shpërndajë praktikat më të mira për shitjet online, për blerjet online, për forcimin e tregut të punës së ecommerce dhe dixhital, për zhvillimin e aplikacioneve, të faqeve internet dhe APP për ecommerce.

Assecomm, gjithashtu, përpiqet të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, të studiojë tregun dhe tendencat e ecommerce, të lehtësojë futjen dhe zhvillimin e players ndërkombëtarë të e-commerce në tregun shqiptar, të formojë dhe ndihmojë bizneset shqiptare në eksportin e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet kanaleve dixhitale, të sugjerojë reforma fiskale për të lehtësuar e-commerce dhe import-eksportin online, të sugjerojë reforma dhe instrumenta për të përmirësuar sistemin e adresave në Shqipëri, të nxisë përdorimin e pagesave elektronike, të favorizojë zhvillimin e inkubatorëve dhe programeve për starup, të favorizojë rritjen e numrit të rregjistrimit të dominit .al dhe të nxisë kulturën e biznesit në sektorin e ecommerce.

Kujt i drejtohet Assecomm

Shoqata Assecomm ofron mbështetje dhe formim ndaj konsumatorëve, profesionistëve, shitësve dhe bizneseve të sektorit të shitjeve online, si në Shqipëri ashtu dhe në shtete të tjera.

Shoqata u drejtohet:

  • influencer dhe key opinion leader (KOP);
  • profesionistëve të botës së ecommerce (webmaster, web designer, ekspertë SEO, ekspertëve UX/UI, social media manager, konsulentëve të ecommerce, etj;
  • ekonomistëve dhe zyrave të konsulences të specializuara në ecommerce, ndërkombëtarizim, business plan, crowdfunding, startup, etj;
  • avokatëve dhe studiove ligjore të specializuara në ICT, në të drejtën informatike, tregtare dhe ndërkombëtare;
  • bizneseve që shesin online (seller, merchant) produkte ose shërbime, si ndaj konsumatorëve B2C ashtu dhe ndaj bizneseve B2B;
  • webagency, digital agency dhe software house;
  • agencive të komunikimit dhe marketingut;
  • marketplace;
  • Plataformave web CMS;
  • Hosting provider dhe cloud computing provider;
  • Kompanive telemarketing (call center);
  • Payment service provider, bankave dhe instituteve financiare;
  • Operatorëve të logjistikes (posta, korrierët);
  • Shkollave për formimin profesional, enteve private dhe universiteteve;
  • Televizioneve dhe radiove online;

Qëllimet e Assecomm

Assecomm ndjek qëllimet e mëposhtme:

  • mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve që blejnë online në Shqipëri dhe jashtështetit;
  • mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që shesin online në Shqipëri dhe jashtështetit;
  • nxitjen e best practice për zhvillimin e e faqeve internet, marketplace dhe APP;
  • nxitjen e pagesave me mjete elektronike në Shqipëri;
  • përmirësimin e ligjeve shqiptare që rregullojnë tregtinë elektronike, faturën elektronike, mbrojtjen e privacy, dhe alternativat për zgjidhjen e mosmarreveshjeve (ODR, Online dispute resolution);
  • Krijimin e figurave të reja profesionale dhe lehtësimin e punësimit në sektorin dixhital;
  • Identifikimin e zgjidhjeve të problemeve ekonomike, të infrastrukturës, administrative, fiskale dhe ligjore në sektorin dixhital;
  • Nxitjen e tendencave, raporteve dhe statistikave për tregun e ecommerce në Shqipëri;
  • Nxitjen e dialogut me entet dhe institucionet shqiptare për përmirësimin e tregut të brëndshëm të ecommerce dhe për rritjen e eksportit;
  • Mbështetjen e startup-eve hi-tech në Shqipëri;
  • Favorizimin e zhvillimit të inkubatoreve dhe accelarator për startup-et;
  • Mbështetjen e remote working;
  • Mbështetjen dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të shoqatës për krijimin e network;
  • Nxitjen dhe zhvillimin e rrjetit ndërlidhës në Shqipëri;
  • Organizimin e kurseve të formimit dhe aktiviteteve në territorin shqiptar;
  • Nxitjen e një ecommerce sustainable;
  • lehtësimin dhe përmirësimin e rregjistrimit të emrave dhe domini .al;
  • cetifikimin e sigurisë se faqeve internet me një markë cilësie (trustmark)
Back to top