Gjatë ditës së sotme, me rastin e konferencës OSCAL (Open Source Conference Albania), u mbajt WordPress Meetup në pallatin The Embassy of Peace në Tiranë.
Meetup-i është një takim tematik, zakonisht me pjesëmarrje fizike, që ka për qëllim të lehtësojë njohjen e grupeve të njerëzve në vende të ndryshme të botës që kanë interes të përbashkët për temën e ngjarjes.
WordPress është një platformë me burim të hapur që, me ndihmën e shtojcës WooCommerce, mundëson krijimin e faqeve të internetit për tregti elektronike.
WordPress Meetup u mbajt në orën 09:30 gjatë workshop-it të zhvilluesit Eduard Milushi.